Një 34-vjeçar është zhdukur prej ditës së hënë. Familja ka bërë denoncimin në polici, ndërsa shprehet se kontakti i fundit me djalin, Martin Selenin ka qenë ditën e hënë në datë 4 maj."Shkoi të merrte pagën në fasoneri dhe nuk u kthye më" shprehen familjarët e të riut. Pa Gjurme publikon foton e të riut që ka humbur prej së hënës. Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit +355699955698 ose policinë.
-----------------------------------------------------
Humbi një javë më parë nënoficeri i Gardës së Republikës. Ervin Derguti është 27 vjecari nga Sauku i Tiranës u nis për në punë në orën 05:30 të mëngjesit. Që nga periudha e izolimit për shkak të situatës nga Covid në vend 27 vejcari nuk kishte munguar asnjëherë në punë ndërsa kishte vijuar normalisht. Edhe të hënën e datës 27 prilli ai doli herët në mëngjes për të marrë turnin, ndërsa në orën 6 mëngjesit telefoni i tij doli i fikur. Ditë më parë se të zhdukej i riu kishte shfaqur probleme ankthi për shkak të pandemisë. Në dijeninë e familjes nuk kishte patur konflikte me askënd, përvec një telefonate që bëri një ditë para se të zhdukej. Kush ka informacion është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit +355699955698 ose policinë.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv