Rama zbulon emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE: Jam gati të ulem me Metën dhe Bashën

2020-05-10 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha e aktorëve të tjerë që të ulen në një tryezë për të treguar vullnetin e përbashkët dhe unitetin kombëtar për negociatat. Pas dritës jeshile nga BE-ja, kreu i qeverisë u shpreh se kryenegociator për të drejtuar skuadrën e Shqipërisë në bisedimet me Bashkimin Europian ka vendosur ish-ambasadorin dhe kandidatin për president në vitin 2002, Zef Mazi (lexo ketu profilin)

"Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Tani që kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare, plani i punës është i detajuar dhe duhet të vazhduar të konsultohet hap pas hapi. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore. Ne jemi gati për t'u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t'u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.

Free Traffic Exchange