Më shumë se malarja apo SIDA/ Ndotja e ajrit na kushton 3 vite jetë

2020-03-04 52

Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kushtojnë njerëzimit në mbarë botën më shumë vite jetë sesa sëmundjet e rrezikshme infektive si malarja apo SIDA, duhani apo luftërat, thonë studiuesit nga Mainci.


Si pasojë e ndotjes së ajrit në mbarë botën ndodhin 8,8 milionë vdekje të parakohshme, shkruan kardiologu Thomas Münzel nga Universiteti Teknik i Maincit dhe kimisti Jos Lelieveld nga Instituti Max-Planck për Kimi. Mesatarisht jetëgjatësia si pasojë e ndotjes së ajrit për çdo banor të Tokës shkurtohet me tre vjet. Studiuesit përdorin një metodë të re modelimi, të ashtuquajturin Global Exposure Mortality Model (GEMM) , për të arritur në rezultatet e tyre, që janë publikuar në revistën shkencore Cardiovascular.

Në studimin e tyre shkencëtarët marrin parasysh nga njëra anë modelin cirkulues mbarëbotëror nga kimia e atmosferës, e cila derivon nga një model i klimës. Nga ana tjetër janë përfshirë në përllogaritje edhe shifrat e vdekshmërisë dhe statistikat për sëmundjet që shfaqen në mbarë botën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në fokus kanë qenë kryesisht sëmundje si kanceri në mushkëri, infeksionet kronike dhe akute të mushkërive si dhe sëmundjet e zemrës dhe hemorragjitë cerebrale, por edhe sëmundje të mëparshme kronike si diabeti apo hipertensioni. Sipas studimit më të rënda janë sëmundjet në sistemit kardiak dhe të qarkullimit të gjakut. 43 përqind e vdekjeve të parakohshme në mbarë botën ndodhin prej infarkteve kardiake dhe hemorragjive cerebrale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SIDA#Malarja#TopChannel

Free Traffic Exchange