Ora News - Vjedhje, azerbaxhanasi i merr kambistit 50 mijë euro, policia se raportoi ngjarjen

2020-03-04 29

#rtvora #oranews

Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në Fier në një pikë këmbimi valutor.

Ngjarja ndodhi 20 dite me parë, por policia e Fierit as nuk e ka raportuar ngjarjen, as nuk ka kapur autoret.

Burime për Ora News thanë se ngjarja ndodhi në lagjen ?15 Tetori? në një subjekt që ushtron aktivitet këmbimi valutor në datën 11 shkurt.

Sipas këtyre burimeve një shtetas i huaj rreth të 50-ve ka marrë nëpërmjet mashtrimit 50 mijë euro dhe është larguar qetësisht.

Si ndodhi vjedhja?

Burime bëjnë me dije se një javë përpara vjedhjes së 50 mijë eurove, një shtetas i huaj që sipas pronarit të këmbimit valutor kishte theks rus, së bashku me dy persona të tjerë ka shkuar tre dite radhazi në këtë pikë këmbimi duke këmbyer valute të huaj me euro.

Me veshje dhe aksesorë të një biznesmeni, shtetasi i paidentifikuar është treguar i sjellshëm dhe korrekt përgjatë kontakteve me pronarin e këmbimit valutor.

Duke fituar besimin e pronarit, shtetasi i sipërpërmendur ka shkuar sërish në 11 shkurt duke i kërkuar pronarit 50 mijë euro.

Pasi ka numëruar 50 mijë eurot i ka futur ne valixhe dhe e ka lënë sipër banakut, por në një moment shpërqendrimi të pronarit shtetasi i huaj i ka marrë eurot dhe i ka futur në çantën tjetër që mbante me vete.

Me pas ai i ka thënë pronarit se do shkonte në banke për të marrë monedhën e huaj.

Pas 15 minutash pronari hapi valixhen dhe e pa që ishte bosh. Shtetasi i huaj bashkë me 2 shoqëruesit e tij, është larguar duke marrë me vete 50 mijë euro.

Kur pronari hapi valixhen pa se ajo kishte vetëm disa dokumente pa asnjë vlerë. Menjëherë ka dalë në rrugë për të kërkuar hajdutin, por ky i fundit ishte zhdukur.

Më pas pronari ka njoftuar policinë e cila nisi hetimet për gjetjen e këtyre personave.

Nga hetimet paraprake rezulton se personi në foto është me shtetësi azerbajxhanase.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vjedhje-spektakolare-ne-fier-azerbaxhanasi-i-merr-kambistit-50-mije-euro-policia-nuk-e-raportoi-ngjarjen

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange