#tvora #rtvoranews #intervista
Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho foli në studion e lajmeve të Ora Neës, duke komentuar tubimin e 2 marsit të Presidentit. Ajo u shpreh se në tubim doli si qytetare e thjeshtë, ndërsa theksoi se është detyrë e qytetarëve të bashkëngjiten thirrjes së Presidentit në momentin që shkelet Kushtetuta.
Erisa Xhixho: Dola si qytetare për të mbrojtur atë që është themeli i shtetit, Kushtetuta. Në momentin që ajo shkelet, padyshim që është detyrë qytetare për t`iu bashkangjitur një thirrje të Presidentit të Republikës. Gjykata Kushtetuese nuk ka ekzistuar para viteve 1990. Ajo erdhi me demokracinë dhe është gardiani i Kushtetutës. Kur maxhoranca tenton të vjedh një kompetencë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, imagjino se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Janë 23 ligje që Gjykata Kushtetuese i ka kthyer maxhorancës.
Më tej ajo shtoi se ligji që i heq kompetencat Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese është ?nul?. Ndërsa lidhur me nëse do të ketë një tjetër manifestim, Xhixho u shpreh se këtë do ta thotë vetë Presidenti. Por ajo u shpreh se akuza e tij ishte e drejtë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tubimi-i-2-marsit-xhixho-dola-si-qytetare-opozita-e-ka-fituar-betejen-e-saj
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp