Pendarovski: Te gatshem per nje vale te re refugjatesh

2020-03-04 1

Kontigjenti i ushtrisë në kufirin jugor, në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, para dy ditëve është përforcuar, njoftoi presidenti Stevo Pendarovski, duke shtuar se më shumë institucione shtetërore bashkëpunojnë për ndjekje të vazhdueshme të lëvizjes së re të emigrantëve në rajon, përveç ushtrisë dhe policisë.
?Edhe në qoftë se ka valë eventuale, shpreh bindjen se të gjitha organet kompetente janë këtu dhe janë vigjilente, analizojnë dhe shkëmbejnë informacione, kështu që praktikisht nuk shoh situatë në të cilën mund të jemi të befasuar.?
Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut tani pret ndihmë nga partnerët e NATO-s, posaçërisht nga Greqia fqinje, për përballje eventuale me krizën që do të jetë e ngjashme me atë të vitit 2015, kur në të ashtuquajturën rrugë ballkanike mendohet se kaluan mbi një milionë emigrantë nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore.

Për momentin në qendrën e pranimit nën afërsi të Gjevgjelisë qëndron vetëm një familje nga Afganistani, por edhe persona që ilegalisht kanë hyrë dhe dëshirojnë të kalojnë nëpër Maqedoni të Veriut mund të shihen çdo ditë përgjatë rrugëve për në veri të vendit. Policia vetëm gjatë fundjavës së kaluar në një furgon në afërsi të Strumicës kapi 47 emigrantë nga Pakistani, Iraku dhe Afganistani, ndërsa shoferi është larguar.

Free Traffic Exchange