Analistet serbe komentojne takimin Thaci-Vucic

2020-03-04 3

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, në vizitë në SHBA ka thënë se miqësia me amerikanët i duhet Serbisë. Për serbët ende nuk duket e qartë nëse Kosova ka hequr tarifën apo jo. Por reciprocitetit i është përgjigjur me vizitën e tij, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili ka sjellë lajmin për tërheqjen e njohjes nga Siera Leone.
Ekspertët besojnë se dialogu është alternativë e vetme. Por taksa duhet të hiqet si pengesë. Kosova, beson analisti Dejan Miletic, është në pozitë më të dobët. Zgjidhja me marrëveshje është e domosdoshme pasi largimi nga mundësia duket si opsion.
"Nëse jeni institucione serioze atëherë gjërat që janë dakorduar zbatohen, e jo të mendohemi: të heqim taksën apo jo dhe gjëra të tjera që ndodhin edhe këtu edhe atje. Duhet të gjejmë një mënyrë për të tejkaluar status quon".
Jaksha Shcekiç, beson se megjithatë problemi është se as presidenti serb nuk mund ta kaloj lehtë një marrëveshje të mundshme me Kosovës. Ai thotë se është zgjeruar kurse për Serbinë e sheh problem edhe qëndrimin e kishës.
"Në Prishtinë ekziston problemi i marrëdhënies në mes të kryeministrit dhe presidentit, por edhe marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë. Amerikanët duan të bëjnë presion dhe janë pragmatik. Duhet ditur nëse pyetet Uashingtoni apo Brukseli, ndërkohë Rusia ka ndryshuar qëndrim".
Përgatitjet për dialogun Kosovë-Serbi kurrë nuk janë dukur më të larta. Dy emisarët amerikan dhe një nga BE-ja pritet të merren më ketë çështje. Por aq sa flitet për zgjidhje, aq vështirë duket kompromisi për fillimin e dialogut.