Kreu i qeverisë Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Thumanën.
Rama është takuar me banorët e prekur nga tragjedia e tërmetit të 26 Nëntorit, ku kanë diskutuar për rindërtimin e banesave duke paraqitur projektin e qeverisë.
Gjatë komunikimit me banorët, Rama është shprehur se shtëpitë që do të ndërtohen do të jenë me kushte optimale.
Duke iu përgjigjur interesimit të banorëve të Thumanës, Rama tha se familjeve që kanë qenë më shumë se një kurorë, do t?u jepen aq shtëpi sa kurorë kanë qenë në të.
?Për ata të cilët kanë qenë në shtëpinë e vjetër më shumë se një kurorë do t?ju japim aq shtëpi sa kanë kurora, që me këtë rast t?i çlirojmë dhe marrëdhëniet mes vjehrrave dhe nuseve, që mos rrinë aty në presion, që nga presioni i tyre mos ta hajë çuni ose vjehrri. Po kaq e rëndësishme është pjesa e mirëkuptimit dhe besimit që duhet të keni ju. Mirëkuptim që këto shtëpi të mos i ndërtojmë aty ku kanë qenë të vjetrat, për të gjitha rastet si Thumana, kur e kemi mundësinë që t?i mbledhim pranë njëra-tjetrës, duke iu dhënë juve një pronë më shumë. Ju do t?i merrni këto shtëpi siç nuk i merr askush, në Itali për shembull, pas tërmetit shteti të jep një pjesë dhuratë dhe një pjesë kredi të butë, por kredi është ajo. Ju do të merrni çelësin bashkë me hipotekën e truallit tjetër, që do të jetë truall shtet. Truallin e shtëpisë tjetër do ta merrni ju, por ta dini se dhe ligji e ndalon, nuk ka të mbash dhe atë edhe këtë, do të jetë në dispozicionin tuaj për ta përdorur si kopsht apo për blektori e bujqësi. Por ka tipa, burra janë këta kryesisht, që thonë: jo mirë jam aty, e dua aty ku jam sepse aty kam lopët, delet apo pulat?
Por nëse qëndron aty, atëherë t?i duhet, për një matje tensioni, të marrësh rrugën deri te qendra shëndetësore, fëmijët për në shkollë do çohen do bëjnë rrugë, se është shi, se është borë? pa llogarit faktin se kur do të marrësh shërbime në njësi administrative do nisesh do bësh rrugë, ndërsa nëse ti afrohesh, të gjitha do t?i kesh aty. Ndërkohë fermën aty e ke, shko ti atje dhe s?ka pse shkon e gjithë familja?.
Ndërkohë ai u ka premtuar se Thumana do të kthehet në një vend jo vetëm më të mirë seç ka qenë, por edhe me interes për t?u vizituar nga turistë vendas, duke sjellë shembullin e Pukës dhe Belshit.
?Ne duam që Thumana, kjo duket si përrallë, por përrallat e mia përgjithësisht dalin, ka ndonjë që s?ka dalë akoma se kërkon kohën e vet, por të jeni të sigurt se dalin. Kur thoja unë që Puka do bëhet qytet turistik, thonin pukjanët ?kur do ikë ky palla i gjatë se boll na kanë pallu në rrena të shkurtrit?, por të vij një i gjatë që rren nuk durohet fare, se i shkurti mund të rrejë por fshihet? 2 metra rrena nuk ke ku i fsheh? shkoni në Pukë dhe shikoje ni si është bërë. Kur thoja për Belshin, Belshi ishte njësoj si Thumana nga pikëpamja e degradimit? pse e kujtoj Pukën dhe Belshin , sepse në të dyja ka një liqen ngjit me zonën e banuar. Edhe këtu ka një liqen. Ai liqen është një arsye për të besuar se Thumana mund të bëhet një zonë ku...