'Thumanën do e bëjmë model', Rama flet për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

2020-03-04 0

Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në banesën e re ku qëndron përkohësisht familja e Sokol Mesinit, pas dëmtimit të shtëpisë së tyre në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjatë takimi Rama u shpreh se Thumana do të jetë model pas rindërtimit dhe se do zhvillohen takime me komunitetin për t'i njohur me projektet dhe detajet, ndërsa kërkoi durim nga banorët se gjithçka do të zgjidhej. Gjithashtu Rama hodhi kunja ironike edhe për Metën, ku tha se nuk i trembet rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti, por atyre ndeshjeve që luhen pa rregulla e arbitër.