Meta shpjegon arsyet: Pse ia kthej Kuvendit ligjin për betimin e anëtarëve të Kushtetueses

2020-03-04 0

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka shpjeguar sot dhe arsyet për këtë veprim.


Arsyet e presidentit vijojnë si më poshtë.

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 14/2020

?Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000,
?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese?, të ndryshuar?

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 12 shkurt 2020, ka miratuar ligjin nr. 14/2020 ?Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese?, të ndryshuar?. Ky ligj me shkresën nr. 664 prot, datë 14.02.2020 të Kuvendit, i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

Sipas dokumentacionit parlamentar të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë rezulton se, projektligji është paraqitur në datën 6 dhjetor 2019 dhe është iniciuar nga tre deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë: Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Edmond Leka.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të praktikës parlamentare (Relacionit shoqërues të projektligjit të propozuar nga tre deputetët, Raportit të Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut) kjo nismë është servirur si ?zgjidhje e situatës? kur Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur sipas nenit 125 të Kushtetutës, në rast mosveprimi të Presidentit të Republikës për të organizuar ceremoninë e betimit, të mund të fillojë ushtrimin e detyrës të tij.

Sipas dokumentacionit parlamentar, qëllimi i shtesave në ligjin nr. 8577/2000, është ofrimi i një mekanizmi për të mos penguar në të ardhmen punën e Gjykatës Kushtetuese, duke siguruar që betimi të bëhet brenda një kohe të mjaftueshme, pa cenuar fillimin e ushtrimit të detyrës nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Projektligji fillestar i propozuar nga tre deputetët iniciatorë përmbante gjithsej 3 nene, ku përveç kufizimeve dhe procedurës së re antikushtetuese të betimit që parashikohej në nenin 1 të tij, në nenin 2, parashikohej që ligji të kishte efekt prapaveprues në mënyrë që çdo person i zgjedhur/emëruar, apo i konsideruar i emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nuk kishte bërë betimin, do të betohej sipas dispozitave të këtij ndryshimi në ligj, sapo ky propozim të hynte në fuqi.

Para së gjithash, siç dhe Kuvendi është në dijeni, vlen të theksohet se, të gjithë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar apo të zgjedhur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë betimin përpara Presidentit të Republikës, brenda një kohë shumë të shkurtër dhe në përputhje të plotë me kërkesat e Kushtetutës, ligjit dhe nevojës që ka vendi për një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Konkretisht, zoti Besnik Muçi u emërua pa vonesë nga Presidenti i Republikës në datë 15.10.2019 dhe ceremonia e betimit u zhvillua në datë 18.10.2019. Zonja Elsa Toska, zgjedhur nga Kuvendi në datë 11.11.2019, zonja Marsida Xhaferllari...