Ora News - Dekretin për betimin e gjyqtarëve e firmosi para popullit, Meta rendit arsyet e kthimit

2020-03-04 0

#rtvora #oranews

Pak orë pasi e firmosi në bulevard para popullit, Presidenti Ilir Meta dha edhe arsyet e kthimit në Kuvend të ndryshimeve në ligjin për organizimin e gjykatës kushtetuese, ku mazhoranca i kufizoi afatin Presidentit për të organizuar ceremoninë e betimit të gjyqtarëve.

Sipas Kreut të shtetit ky ligj i miratuar nga shumica i duhet kthyer Kuvendit për rishqyrtim e tij, pasi shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet themelore të shtetit dhe cenon në mënyre flagrante kompetencat e Presidentit të Republikës të sanksionuara qartë në Kushtetutë.

Duke hedhur poshtë argumentimin e 3 deputetëve nismëtarë të këtij ligji tashmë të miratuar, Kreu i shtetit rendit 18 shkelje ligjore të Kuvendit dhe rreth 20 ligje të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën.

"E gjithë kjo sjellje e mazhorancës e cila tashmë duket se zotëron pothuajse totalisht Kuvendin e Shqipërisë, përfshi edhe ata deputetë që vetëm formalisht i përkasin krahut që konsiderohet si opozitar, ka sjellë një krizë të rëndë dhe shumëplanëshe në vend.

Mazhoranca, e pandalur në tentativat e saj për të uzurpuar çdo pushtet në Republikën e Shqipërisë, ka vijuar aktivitetin e saj për të arritur si ?trofe final? edhe kapjen e të gjitha emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që për këto shkelje të rënda të kryera me miratimin e ligjeve antikushtetuese, mazhoranca të ketë garancinë se do të qëndrojnë në fuqi në çdo gjykim përpara kësaj gjykate", argumenton Presidenti.

Ndryshimin e bërë në mënyrën e betimit të gjyqtarëve të Kushtetuese, Kreu i Shtetit e lidh ngushtësisht dhe pandashmërisht me nevojën antikushtetuese të mazhorancës për shmangien e betimit para Presidentit të Republikës

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-kthen-shqyrtim-ligjin-gjykaten-kushtetuese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp