#rtvora #oranews
Duket se mazhoranca është e vendosur për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme, ashtu siç pretendon opozita. Damian Gjiknuri në përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore u pyet për afatet e këtij komisionit, të cilat përfundojnë në 15 mars. Ai tha se në tavolinën e diskutimit ka shumë çështje të pazgjidhura, por e rëndësishme është dakordësia politike.
Gjiknuri: Ka shumë çështje të pazgjidhura në tavolinë, por mos e shikoni 15 marsin si një datë që ne duhet të kemi draftin. Në 15 mars është e rëndësishme që të kemi dakordësi politike për të gjitha çështjet. Do ishte mirë që në 15 mars ti kishim të gjitha gati, por nëse ne kemi një dakordësi për të gjitha çështjet që kemi debate, për mua është sukses i arritur. Ne kemi një vit e ca nga zgjedhjet e radhës, kështu që kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur zgjedhjet siç duhet.
Sa i takon financimit të partive, Gjiknuri tha se kanë rënë dakord për financim miks të partive politike.
Gjiknuri: Çështja e ligjit të partive politike dhe financimit të tyre do të dojë më shumë kohë. Por besoj se këtu palët nuk do të kenë ndarje. Do adresojmë çështjet që janë të nevojshme në kodin zgjedhor dhe pjesa e financimit mund të marrë më shumë kohë. Parimi është që jemi për financim miks, na vjen mirë që edhe PD ka hequr dorë nga financimi 100% publik, problemi është të gjejmë një shifër të pranueshme, një balancë mes kontributit shtetëror dhe atij privat.
Ajo që ka rëndësi është që janë futur elementë të tjerë garancie që ishin edhe në ligjin e propozuar nga PD, monitorim më i imët, raportimi nga palët e treta, monitorim nga palët e treta, futja e tyre në proces, vendosja e një kufiri jo më shumë se 50 mijë lekë që është i detyruar të bëhet në bankë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjiknuri-financim-miks-partite-politike
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp