Report TV - 'Financimi i partive miks'! Bylykbashi: Rama do të 800 mijë vota me lista fantazmë

2020-03-04 0

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se opozita do u qëndrojnë maksimalisht propozimeve që ka bërë për financimet e partive politike, ndërsa sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me listat e zgjedhësve kur tha se kërkon 800 mijë vota (objektivi i vendosur në Kongres) me vota fantazmë.

'Duhet një zgjidhje që garanton që jo vetëm financimi të jetë si duhet por edhe transparencë, do i qëndrojmë maksimalisht. Propozimi bën një reduktim drastik të financimit që merret nga burimet private duke e çuar në standarde ndërkombëtare, 66% nga shteti dhe 34% nga shteti duke vendosur kufizime të forta për financuesit. Ata që kanë marrë nga taksat e shqiptarëve nga kontratat publike,PPP nuk mund të financojnë dhe kush financon nuk mund të marrë tendera apo koncesione nga shteti për të shkëputur kapjen zgjedhjeve dhe partive nga oligarkia.

Rrisim kontrollin e partive, që shpenzojnë shifrat marramendëse dhe më pas tallen. Me urdhrin për të fituar 800 mijë vota dhe për të transferura zgjedhësit fantazmë në karabina të papërfunduara apo lulishte vetëm që kandidatët që kërkon PS-ja të jenë ato që të fitojnë. Qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë ku kanë vendbanimet dhe ti pajisë me ID për zgjedhjet, shumë u kanë skaduar dhe në pamundësi ekonomike do të pengohen nga pagesa e papërballueshme për ata. Në 2009 bëmë subvencionim të cmimit sot i është lënë selektivitetit politik" tha ai.