Vendimi për të ndryshuar emrat e dy shkollave në Çair është zbatuar në mënyrë të paligjshme dhe duhet të korrigjohet, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u bërë thirrje institucioneve që të respektojnë Ligjin.
"Një procedurë e paligjshme që Regjistri Qendror duhet të korrigjojë menjëherë, pasi nuk ka asnjë vendim nga Këshilli i Komunës së Çairit. Me procesverbalin e disa bordeve në shkolla, vendimi dhe materiali është dorëzuar jashtë rregulloreve ligjore. Unë u bëj thirrje institucioneve të ndjekin ligjin. Është e shkruar sesi mund të ndryshohet emri i shkollës. Nëse është vepruar sipas ligjit ajo është dëshira e shumicës së qytetarëve që kanë vendosur për atë problem. Nëse nuk kanë vepruar sipas Ligjit atëherë duhet të anulohen vendimet"