Gjonaj: Integrimi në BE ëndërr e pa përmbushur, rekomandimi pozitiv fryt edhe i Reformës në Drejtësi

2020-03-04 0

E pranishme në konferencën ?Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi?, Ministrja Etilda Gjonaj, tha se bashkëpunimi institucionale duhet të jetë primar për të çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe Integrimin Europain.


?Jam e nderuar të jem sot mes Jush, drejtues, prokurorë e anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë. Më vjen mirë që ky takim koincidon me lajmin tejet pozitiv të Komisionit Europian i cili përmes raportit të tij ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian, duke nënvizuar ndër të tjera rezultatet e frytshme konkrete që ka dhënë zbatimi i reformës në drejtësi. Si Ministre e Drejtësisë dhe njëherësh Kordinatore kombëtare për luftën kundër korrupsionit, dëshiroj të nënvizoj rolin tuaj thelbësor në përmbushjen e detyrave tona në kuadër të procesit te integrimit të vendit. Integrimi europian i vendit është një aspiratë e shqiptarëve, një ëndërr ende e pa përmbushur. Realizimi i saj është detyrë jo thjesht dhe vetëm e qeverisë, por e të gjithë institucioneve të shtetit shqiptar. Institucionet e drejtësisë dhe posaçërisht prokuroria shqiptare kanë një përgjegjësi të vëcantë në këtë aspekt. Është sfida jonë e përbashkët për të bashkëpunuar dhe koordinuar përpjekjet tona, brenda përgjegjësive dhe funksioneve tona kushtetuese, për të siguruar rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.? tha Ministrja Gjonaj.

Gjonaj më pas ka shtuar se ndryshimet ligjore i dhanë një frymë të re Drejtësisë. Ajo ka shtuar se forcimi i pavarësisë së Prokurorëve duhet të shoqërohet me ndëshkim çdo llojë lidhje të mundshme të tyre me krimin e organizuar korrupsionin dhe konfliktet e interesit.

?Reforma në drejtësi ka sjellë një kontribut thelbësor vecanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë penale, në aspektin kushtetuese, institucional, strukturor dhe procedurial. Ndryshimet kushtetuese dhe ligjore i dhanë një rol krejt të ri prokurorit në procesin penal, duke i garantuar çdo prokurori pavarësi të plotë në ushtrimin e ndjekjes penale. Kjo do të thotë më shumë liri, pavarësi dhe autoritet vendimmarrje për cdo prokuror në ushtrimin e detyrës së tij. Besoj fort se një gjë e tillë duhet shoqëruar me forcimin e mekanizmave monitorues, kontrollues dhe disiplinues që forcojnë përgjegjësinë individuale dhe llogaridhënien e cdo prokurori në ushtrimin e detyrës. Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies së prokurorëve duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me konsolidimin e mekanizmave institucional që identifikojnë dhe ndëshkojnë cdo lloj lidhjeje të mundshme të tyre me krimin e organizuar, korrupsionit, konfliktin e interesave, frymës koorporatiste dhe krahinore dhe vecanërisht ndikimeve politike në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorëve.? shtoi Gjonaj.

Ndër të tjera ministrja e Drejtësisë ka thënë se Reforma në Drejtësi nuk është thjesht ndryshim ligjesh e institucionesh, por p...

Free Traffic Exchange