Vrasja në Durrës/ 40 të shoqëruar, ja pista më e mundshme - News, Lajme - Vizion Plus

2020-03-04 20

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 40 persona janë shoqëruar per tu marre në pyetje nga policia në lidhje me atentatin mafioz te mbrëmjes se te henes në shkozet, të Durrësit, ku mbetën të vrarë 24-vjeçari Anxhelo Avdia dhe 35-vjeçari Dorian Shkoza.
Personat e shoqëruar janë kryesisht familjarë, të afërm por dhe dëshmitarë okularë të cilët ishin aty pranë kur ndodhi atentati.
Ende nuk eshte percaktuar se cili nga viktimat ishte shënjestra e atetnatorëve, ndërsa policia po e lidh ngjarjen me të kaluarën e dy viktimave ku pista kryesore mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.35 vjecari Dorian Shkoza ka qenë i dënuar më parë për drogë dhe eshte liruar nga burgu në vitin 2010.
Dy të rinjtë u ekzekutuan me armë zjarri nga një makinë në lëvizje rreth orës 18:55 në afërsi të tregut të perimeve et Shkozetit. Dorian Shkoza mori disa plumba ne koke në kokë duke humbur jetën në vend ndërsa 24 vjeçari Avdia mori dy plumba në trup.
Ai nuk mundi ti mbijetonte plageve te renda dhe nderroi jete gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Ndërkohë pak orë pas krimit u gjet në hyrje të Rogozhinës një automjet i djegur tip Benz, targat e të cilit rezultuan të vjedhura. Dyshohet se ai i përket autorëve te atentatit.