Në Rrugën e Ambasadave në Tiranë, të bën përshtypje fakti që, vetëm para Ambasadës Gjermane sheh gjithë kohën njerëz që presin para derës.
Duke filluar nga 1 marsi hyri në fuqi ligji i ri i imigracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ai u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë BE-së siç është Shqipëria që në të ardhmen të emigrojnë në drejtim të Gjermanisë.
Juxhini është 34 vjeç dhe ka arsim profesional si hidraulik.
?E kam bërë aplikimin ka dy ditë. Këtu nuk kam punë as të ardhme. Kam dy fëmijë. Unë jam i ri dhe tani mund të punoj dhe të rregulloj të ardhmen e fëmijëve dhe familjes sime?, thotë ai.
Si fuqi punëtore e kualifikuar ligji konsideron të diplomuarit në universitete dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional.
Në hyrje takojmë Justinën 25 vjeç, që sot ka ardhur të marrë vizën. Punoi për 7 muaj si infermiere në një fshat të Vlorës.
?Unë këtu merrja 350 mijë lelë në muaj. 100 mijë lekë bën rruga, se punoj në fshat. Në Gjermani 1 orë punë bën 12 euro, ndërsa këtu është 12 mijë lekë dita, heqim 3-4 mijë lekë rrugën. Ne kemi qenë 300 veta në fakultet, 200 janë në Gjermani?, thotë ajo.
Në të dyja rastet si atëherë kur nis një marrëdhenie pune në Gjermani edhe kur shkon të kërkosh një punë, ti duhet të pajisesh me vizë, për të cilën duhet të aplikosh pranë Ambasadës Gjermane ne Republikën e Shqipërisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LigjiPunesimit#Germany#TopChannel