Report TV - Mblidhet tryeza për Reformën Zgjedhore, zbardhet drafti me propozimet e PD-së

2020-03-04 0

TIRANE-Sot do të mblidhet sërish tryeza e reformës zgjedhore për të diskutuar për draftin e financimit të partive politike në zgjedhje. Report Tv zbardh draftin e propozuar nga Partia Demokratike për financimet e partive politike.

5 pikat kryesore të propozimit të opozitës për financimin e partive
1. Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit.2. Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.

3. Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale.

4. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

5. Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

Free Traffic Exchange