Ora News - Dy të rinjtë në Durrës u ekzekutuan nga afër, dyshohet se ishte “porosi”

2020-03-04 3

#rtvora #oranews

Ekzekutori i dy të rinjve në Shkozet të Durrësit dyshohet se ishte profesionist dhe i paguar. Grupi hetimor dyshon se vrasja ishte e porositur, ndërsa pistat e hetimit janë prishja e pazareve të drogës dhe konfliktet e vjetra. Dhjetëra persona janë marrë në pyetje, por policia nuk ka asnjë të ndaluar për krimin.

Vrasja e Dorjan Shkozës (në foto) dhe Anxhelo Avdisë, në Shkozet të Durrësit dyshohet se u krye me porosi, ndërsa ekzekutori ishte profesionist, bazuar në dinamikën e krimit.

Ekzekutim mafioz-Dy të rinjtë po lëviznin në këmbë, kur u qëlluan me pistoletë nga një makinë me shpejtësi të ulët nga rreth 3 metra largësi.

35 vjeçari Shkoza ka marrë plumba në trup dhe një kokë çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme, ndërsa 24 vjeçari Avdia vdiq rrugës për në spitalin e Durrësit.

Ekzekutimi i stilit mafioz ndodhi në një kohë kur në zonë kishte kalimtarë të shumtë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar aksidentalë.

Objektivi Dorjan Shkoza-Dyshimet janë se shënjestra e atentatit ishte 35 vjeçari Shkoza, i cili rezulton person i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ai ka qenë i arrestuar me rreth gjysmë kilogrami drogë në zonën e Plepave, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në një aksident me vdekje në vitin 2015.

Ndërsa Anxhelo Avdia, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-e-dyfishte-ne-durres-shoqerohen-12-persona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange