Vdes një shtetase gjermane/ Trupi i saj është dërguar në morg, priten analizat

2020-03-04 0

?Këtu në morgun e Tiranës ndodhet trupi i 30 vjeçares gjermane, e cila mbrëmjen e të dielës u gjet e pajete në shtëpinë e saj në rrugën e Elbasanit, rreth orës 21:21?


Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe priten rezultatet e autopsisë për të kuptuar shkaqet reale të vdekjes së shtetases gjermane. Ndërsa, sipas burimeve të policisë, 30 vjeçarja ka hyrë në Shqipëri në javën e parë të janarit, pasi ishte e lidhur me një djalë shqiptar.

?Ndërkohë që disa ditë më parë, ajo kishte shfaqur shqetësime nga ana shëndetësore dhe kishte shkuar për t?u vizituar pranë një spitali privat, vetë spitali e kishte drejtuar për tek Infektivi. Ndërsa stafi mjekësor I infektivit i kishte thënë se ka probleme me zemrën për këtë arsye duhet të vizitohet te një kardiolog?.

Kurse më 1 mars shtetasja gjermane u gjend pa shenja jete nga i dashuri i saj. Atë ditë ai ndodhej jashtë Tirane, por u shqetësua pasi e dashura gjermane nuk u përgjigjej telefonatave. Tani më pritet dalja e autopsisë për të mësuar nëse gjermania vuante nga problemet kardiake apo infektive.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjermanja#Morg#TopChannel