Report TV -2 orë tubim/ Meta: Pas 15 marsit firmos shpërndarjen e parlamentit!...

2020-03-04 0

Teksa i gjithë tubimi që zgjati dy orë u karakterizua nga flamuri shqiptar në përfundim kreu i shtetit, duke marrë vetë në dorë flamurin amerikan, paralajmëroi se pas 15 marsit, kur të miratohet me konsensus reforma zgjedhore, që është edhe kusht për integrimin e Shqipërisë në BE, do të firmos në të njëjtën mënyrë, para popullit, edhe dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij është ilegjitim. Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret në konsideratë nga grushti i shtetit, siç ai konsideron mazhorancën, ashtu sikundër edhe nga ndërkombëtarët, që ai i quajti mafiozë që kanë vite që luajnë me sovranitetin e shqiptarëve, do ta firmosë atë dekret në mes të parlamentit. Me këtë deklaratë e cila erdhi pasi u betua si kryetar shteti duke puthur flamurin shqiptar, Ilir Meta kërcënon të mësyjë me popullin brenda parlamentit.

Free Traffic Exchange