DURRËS- Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë vrarë me kallashnikov dy persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Shkozet të Durrësit. Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe as shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje.