Një firmë bio mjekësore amerikane njoftoi se do të fillojë studime shtesë klinike të Remdesivir-it, deri më tani ilaçi më premtues për koronavirusin.
Testimet fillojnë këtë muaj dhe do të zhvillohen tek rreth 1 mijë pacientë. Ilaçi, i shpikur nga kompania Gilead Science me seli në Kaliforni, po testohet fillimisht tek afro 400 pacientë ?me shfaqje të rënda klinike të virusit COVID-19?, të cilëve do t?u jepet një kurë pesë ose dhjetë ditore e këtij ilaçi. Një tjetër grupim prej rreth 600 pacientësh ?me shfaqje klinike të moderuar të sëmundjes?, sipas një deklarate të kompanisë Gilead, do të ndahen në tre grupe. Një e treta e tyre do të marrë pesë ditë trajtim me ilaçin Remdesivir, një e treta do të marrë 10 ditë trajtim dhe pjesa tjetër do të vazhdojë të marrë ?vetëm kujdesin shëndetësor standard?, i cili mund të përfshijë ilaçe për dhimbje dhe ethe, lëngje dhe oksigjen, nëse është e nevojshme.
Në shkurt, kompania Gilead, duke punuar me autoritetet kineze dhe shkencëtarët, filloi dy studime klinike në Wuhan, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë, si dhe do të zhvillojë një testim tjetër afatgjatë të udhëhequr nga Universiteti i Nebraskas ?në deri në 50 vendndodhje të ndryshme në mbarë globin?. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit, e përmendi ilaçin Remdesivir edhe në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Nënpresidentin Mike Pence sipas VOA-s, e tha se medikamenti ka demonstruar ?aktivitet anti-viral in vitro dhe në modelin e kafshëve.?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#TopChannel