Forca të shtuara policore janë dërguar në kufirin jugor për t?i bërë ballë valës së mundshme të emigrantëve pas tensioneve në kufirin turko-grek. Në gjendje gatishmërie edhe Armata. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se situata mund të jetë më e komplikuar nga ajo në vitin 2015 pasi hyrja e emigrantëve bëhet në mënyrë ilegale. Nëse hapet rruga Ballkanike, sipas kryeministrit teknik, emigrantët mund të qëndrojnë vetëm 72 orë në vend.