12 viktima te reja brenda pak oreve ne Itali

2020-03-04 0

Orë të vështira kanë qenë për Italinë orët e fundit, ku janë shënuar 12 viktima të reja duke e çuar, shifra më e lartë e një dite, duke e çuar kështu në 41 numrin total të tyre. Po ashtu, orët e fundit kanë shënuar mbi 500 të infektuar të tjerë duke e çuar në mbi 1500 numrin total të tyre.

Të moshuarit janë mosha më e rrezikuar ndaj dhe autoritetet italiane u bënë thirrje personave mbi 65 vjeç, të shmangin sa më shumë daljen nga shtëpitë.

Mbi 500 të infektuar janë shënuar brenda ditës edhe në Korenë e Jugut, vendi i dytë në botë pas Kinës me numrin e të prekurve, ku numërohen 26 viktima. Por numrin më të lartë të viktimave pas Kinës e ka Irani ku tashmë numërohen 66 të vdekur.

Koronavirusi po përhapet gjerësisht edhe në kontinentin amerikan. Shtetet e Bashkuara shënuan viktimën e dytë, ndërsa 86 janë të infektuarit. Pas Brazilit, vendi i dytë i infektuar është Ekuadori, ku 5 të infektuarit e radhës kanë lidhje me rastin e parë të shënuar në këtë vend.

Ekspertët e ekonomisë përllogarisin 5 triliardë Dollarë humbje në tregjet globale për shkak të koronavirusit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange