Manifestimi i Presidentit, 1 mije police ne terren

2020-03-04 0

Rreth 1000 mijë efektivë policie do të të zbresin në terren për mbarëvajtjen e manifestimit të thirrur nga Presidenti i Republikës që do të mbahet në orën 17:00 në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Siç duket edhe nga këto pamje godinat e institucioneve në zonën ku do të mbahet tubimi janë rrethuar me mbrojtëse metalike.

Nga ana tjetër edhe organizatorët e tubimit janë duke u dhënë fund përgatitjeve të fundit.

Përveç punonjësve të policisë, në ruajtje të institucioneve do të jenë edhe efektivë të Gardës së Republikës. Masa të shtuara janë marrë edhe nga ana e policisë rrugore.

Gjithashtu do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve tek bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë ish-sheshit ?Shqiponja?, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Ndërkohë janë ngritur postblloqe nga policia në rrugët nacionale, për të kontrolluar mjetet që lëvizin drejt kryeqytetit. Në hyrje dhe dalje të qytetit të Korçës policia ka ushtruar kontroll në shumicën e mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës.

Edhe Policia e Lushnjes ka marrë masa për të kontrolluar individët me precedent penal.

Postblloqe të shtuara të policisë ka patur edhe në rrugën që lidh Elbasanin me Tiranën, ku policia ka ushtruar kontrolle të shumta.

Tv Klan