Përkujtohet 2 marsi 1444/ Lleshaj i përgjigjet Metës - News, Lajme - Vizion Plus

2020-03-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është përkujtuar këtë të hënë 576 vjetori I Beslidhjes së Lezhës.Zyrtarë të shumtë si dhe personalitete të ndryshme zhvilluan homazhe pranë obeliskut kushtuar Beslidhjes, ku vendosën kurora me lule.Por në këtë ditë historike, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj zgjodhi të ironizojë presidentin Meta, per tubimin e 2 marsit, duke theksuar se vendi nuk ka nevojë për një besëlidhje të re.SANDER LLESHAJMINISTER I BRENDSHEM?Do të doja që sot në këtë ditë, që është unike dhe duhet të ngelet e tillë, e pakonkurueshme, të them që ne si shqiptarë nuk kemi nevojë besoj unë për Besëlidhje të reja! Ajo që kemi nevoje ne është që të ruajmë Besëlidhjen e vjetër, sepse jo sa herë kemi hall duhet të bëjmë besëlidhje të reja, mbi parime të reja.?Besëlidhja e Lezhës është një nga momentet më të rëndësishme historike të Shqipërisë, pasi për herë të parë të gjithë princat shqiptarë u bënë bashkë nën udhëheqjen e Skënderbeut, me qëllim mbrojtjen nga pushtuesit osman.