Raporti i KE: Shqiperise t'i hapen negociatat

2020-03-04 0

Komisioni Europian ka lënë në fuqi rekomandimin pozitiv të vitit 2018 për t?i hapur negociatat pa kushte Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.

Për Shqipërinë, në raportin e ndërmjetëm të publikuar këtë të hënë vlerësohet se janë shënuar arritje të mëtejshme në procesin e reformave, të prekshme dhe të qëndrueshme, siç e theksoi edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhei.

?Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që shtetet anëtare do të marrin një vendim pozitiv në javët në vazhdim?.

Raporti vlerëson si efektive në veçanti Reformën në Drejtësi, për të cilën thuhet se thuhet se 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan procesit të Vettingut, ose u përjashtuan ose dhanë dorëheqjen nga sistemi. Fryt i kësaj reforme është edhe krijimi i institucioneve të reja, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, ai i Prokurorisë apo Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

?Këto trupa të reja të parashikuara në reformën e vitit 2016 janë krejtësisht funksionale dhe kanë vepruar me efektivitet që nga viti 2019, duke përmbushur detyrat kushtetuese dhe ligjore në garantimin e një qeverisjeje të pavarur të gjyqësorit, çka përfaqëson një hap të rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi?.

Përditësimi i raportit përshkruan edhe historikun e demonstruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të forta.

Ai gjithashtu vë në dukje çështje të tjera të rëndësishme, të tilla si marrëveshja për të ardhmen e Reformës Zgjedhore dhe përpjekjet për të adresuar kërkesat e pabazuara për azil, të cilat janë 25 % më pak se në vitin 2017 kur u shënua edhe kulmi i aplikimeve.

Azili ishte një prej pikave më problematike, sipas Presidentin francez Emannuel Macron, skeptiku kryesor për hapjen e negociatave.

Komisioni Europian do të paraqesë brenda disa muajve një vlerësim më të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme të të gjithë partnerëve të zgjerimit në paketën e tij vjetore të zgjerimit, ndërsa vendimi për hapjen e negociatave i takon samitit të Zagrebit më 6 dhe 7 Maj.

Tv Klan