Postblloqe për tubimin e Ilir Metës, skedohen personat problematik - Vizion Plus

2020-03-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës që e lidh atë me Fierin me qëllim për të skeduar të gjithë personat problematikë që janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e thirrur sot nga Presidenti Ilir Meta.Policia gjithashtu ka ngritur postobllok edhe në aksin rrugor Fushë Krujë- Durrës dhe në Gjirokastër.Masat e policisë janë marrë për të bllokuar të gjithë personat që janë në piketuar nga unifromat blu, me dyshimin se ata mund të shkaktojnë trazira gjatë manifestimit.Ndërkohë që simpantizantët e opozitës janë nisur sot drejt Tiranës për tju bashkuar thirrjes së Presidentit për të mbrojtur sipas tij Kushtetuten.Mësohet se nga LSI e Korçës janë nisur afro 2500 simpantizantë të organizuar me 20 autobusë, ndërsa të tjerë me makina private.Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike në Korçë tha se u ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të kësaj force politike të jenë pjesëmarrës në këtë manifestim.Mësohet se simpantizantë të opozitës janë nisur drejt Tiraës edhe nga qarqet e tjera të vendit.