http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot në orën 17.00 për herë të parë ne bulevardin dëshmoret e kombit do të dalë në protestë presidenti i republikes, Meta.Manifestimi presidencial është menduar te zgjase dy ore dhe pjesmarresit jane ftuar te protestojne ne mbrojtje te kushtetutes e republikes. Organizatoret jane kujdesur te lajmerojne protestuesit te mbajne ne duar pjesmarresit flamuj kuq e zi dhe mimoza.Pjese e ketij tubimi do te jene te gjithe lideret e opozites, kryetari i PD, Basha, ish kryetari Berisha, kryetarja e LSI Kryemadhi e te gjithe kreret e partive te tjera aleate.Mesohet se gjate manifestimit do te flase presidenti i republikes Meta, dhe figura te shoqerise civile. Momenti kulmor i protestes pritet te jete firmosja e nje dekreti nga ana e Metes para qytetareve.Presidenca eshte kujdesur qe te mos dalin informacione se cfare dekreti do te firmose kreu i shtetit, por nje nga dekretet qe Meta duhet te firmose kete jave eshte ai per rrezimin e ndryshimeve ne ligjin per gjykaten kushtetuese.