Heshtje në Ministrinë e Brendshme për mënyrën se si zgjedhen kryeshefat e policisë. Alsat siguroi të dhëna për dy raste kontradiktore, për të parin e policisë së Ohrit dhe atë të Strugës. Të dy kryeshefat janë të dënuar me kusht me dy vite burg. Kryeshefi i Strugës Driton Ajro i cilëson veprimet ndaj tij si me prapavijë politike dhe me qëllim për diskreditimin e tij.