Ministrja e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus në Shqipëri

2020-03-04 0

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu qetësoi shqiptarët duke thënë se nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus dhe se janë marrë të gjitha masat. "Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekur nga koronavirusi. Janë realizuar disa teste, janë 31, që kanë rezultuar negativ. Kemi ndërmarrë një sërë masash. Një milion dollarë janë shtuar nga buxheti për masat personale dhe 1.2 mln maska janë shpërndarë për forcimin e masave personale. Spitali infektiv do të presë rastet nëse do të ketë më pas do të ketë një transformim te spitalit 'Shefqet Ndroqi'. Urgjenca kombëtare ka marrë të gjitha masat për transportin e rasteve' tha ajo.