Report TV - Prezantohet Shehi: Te Kukësi normal që ka presion, i bindur se mund të dalim kampion

2020-03-04 0

Në praninë e administratorit të klubit dhe drejtorit Nderim Nexhipi është prezantuar sot trajneri i ri i Kukësit Orges Shehi. Në deklaratën e tij të parë si drejtues i klubit verilindor është shprehur se nuk i trembet faktit që klubi i shkarkon së shpeshti trajnerët, ndërsa ka evidentuar faktin se objektivi është vetëm titulli.

KUKËSI ? ?Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin.?

PRESIONI ? ?Normal ku ka pritshmëri, ka presion. Duhet të jetë pozitiv presioni. Unë jam i bindur që mund të dalë kampion. Ka diference kur i shikon gjërat nga jashtë. Nuk ka probleme të mëdha, por vetëm një ngërç psikologjik prej mënyrës se si i kanë lënë pikët në ndeshjet e fundit. Pasnesër kemi ndeshje, nuk ndryshoj dot shumë gjëra. Do punoj në aspektin psikologjik. Duhet të kuptojnë lojtarët që janë më të mirët dhe këtë do ua them shpesh.?

TITULLI ? ?Titulli është i arritshëm, duke parë grupin e lojtarëve. Nuk do i shohim kundërshtarët. Nëse në i fitojmë krejt ndeshjet dhe ata nuk ndalen, u japim dorën. Duhet të shohim përpara, Tirana është në vend të parë. Gjithsesi ne do të shohim vetëm ndeshjen e radhës. Që sot kam në dorë listën dhe çfarë kam parë të gjithë kanë luajtur. I meshoj asaj që kemi ngërç psikologjik dhe të heqin mendimin se ndëshkohen në fund.?

Bisedë me Duron para se të merje drejtimin? Kam marrëdhënie të afërt dhe kemi pasur komunikim. Nuk kam folur me të, ishte një lëvizje rrufe. Do i marr opinione, i kam marrë edhe më parë.