22-vjecarja: U ndava nga burri per shkak te nenes, ishte e pamundur te...

2020-03-04 1

Emisioni ?Historia ime?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e nënës së dy fëmijëve, Landa Zeneli. Landa rrëfeu në studio se familja e saj jeton në varfëri të tejskajshme, por përveç kësaj, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë probleme të shumta shëndetësore.
Landa vuan nga diabeti dhe për shkak se sëmundja është agravuar është detyruar të presë këmbën. Djali 14 vjeç është detyruar të braktisë shkollën që të kujdeset për prindërit, ndërsa vajza 22 vjeç ka rrëfyer se është ndarë nga burri për t?u kujdesur për nënën.
Hanife Zeneli tregoi se burri i kërkoi të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj dhe ajo zgjodhi familjen.