Report TV - Rudina Hajdari ngre zërin për gratë pas vrasjeve: Edhe unë kam qenë pre e dhunës!

2020-03-04 1

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se ka qenë viktimë e dhunës. Deputetja ngri zërin në mbrojtje të grave duke kërkuar marrjen e masave urgjente pas krimeve të fundit në familje në Rrëshen dhe në Durrës. Ajo u shpreh se në 2 muaj janë vrarë shtatë gra dhe akuzoi se nuk është asgjë për parandalimin e këtij fenomeni.

'Isha në Ballsh dhe takova naftëtarët, që kishin 20 vite që punonin dhe nuk paguheshin. Historitë e tyre të rrëqethin mishin. Gramozi më tha se shkonte cdo ditë dhe helmohej duke përpunuar naftën vetëm për të sakrifikuar për fëmijët e tij. Ishte një tjetër histori që më goditi në zemër; më tha kam djalin që studion në Tiranë dhe nuk kam as 8 mijë lekë të vjetra t'ia çoj fëmijës dhe se i kam kërkuar borxh. Por pse po ndodh kjo gjë në Ballsh.

Problemi është i të gjithë Shqipërisë, njerëzve të thjeshtë, që luftojnë me djersë për bukën dhe cfarë bën qeveria arrogante? Ata kanë krijuar imunitet. Ata i shikojnë si njerëz me histori normale si në filma, por janë historitë e vëllezërve tanë që ju keni një qasje grabitqarje. Si ka mundësi që këta njerëz jetojnë mbi naftë dhe nuk kanë lekë të ushqejnë fëmijët e tyre. Ishte Edi Rama që tha në 2013 që kjo histori do të mbaronte, por nuk e mbajti premtimin, i çoi keq e më keq. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga kjo klasë politike.

Dua të prek edhe një tjetër histori, ku jemi sot po vriten dhe dhunohen gratë, kjo është emergjencë. Ku jemi sot? Në dy muaj janë varë 7 gra. Sot gratë nuk janë të mbrojtura. Më vjen keq sërish që në këtë Parlament pas 2 vit e gjysmë unë të flas për gra që vriten cdo ditë. Unë do të flas për gratë që vriten në rrugën e Tiranës cdo ditë.

Po cfarë po bëni ju sot, ju sot reklamoni që roli i gruas po rritet, ndërsa gratë po vriten. Sot cdo grua që njihni mund të jetë dhunuar. Zonja ministre duhet të kishte shkarkuar dikë që punon me ju të kishit marrë masa më konkrete. Ministri i rendit duhet të kishte marrë masa, të kishte shkarkuar dikë për këtë fenomen dhe të thoni i kemi parë në TV dhe ndodhin kudo.

Edhe unë kur kam qenë e pre dhe viktimë e dhunës, jo psikologjike, por të gjithë viktimat e këtij fenomeni duhet të luftojmë. Nëna ime patjetër mund të ketë qenë në kohën e komunizmit, unë kam qenë, por fëmija ime nuk duhet të jetë' tha ajo.

Free Traffic Exchange