#rtvora #oranews
Ndërkohë që qytetarët janë dyndur nëpër farmaci për të blerë maska, një apel vjen nga kryeministri Edi Rama: "Mos harxhoni lekë për të blerë maska".
Edi Rama: Mos rendin për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska. Maska nuk mbrojnë personat nga prekja. Maskat janë të dobishme për personelin mjekësor, për të prekurit dhe për ata që u shërbejnë të prekurve. Për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë. Gjithë histeria për të blerë maska apo që ka maskuar gjithë botë është harxhimi i kot i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska.
Kontrollet tha kryeministri janë rritur në pikat kufitare ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos alarmohen nga informacionet e rreme nëpër media.
Edi Rama: 16 mijë kontrolle janë kryer në pikat kufitare. Vazhdon të jetë i gjithë sistemi i angazhuar në funksion të parandalimit, përhapjes duke pasur gatishmërinë për të bërë identifikim e rastit të parë. Është e rëndësishme të përsëris mos u alarmoni nga infodemia, qëndroni larg lajmeve dhe informacioneve jo zyrtare dhe vendosni maskë në vetëdije për të përballuar rezultatet e klikimeve kuturu nëpër portale që flasin vetëm për vdekje dhe fundin e botës. Fundi i botës nuk po afron dhe koronavirusi nuk po kërcënon të sjellë fundin e botës. Përkundrazi, statistika mbi personat që kanë humbur jetën koronavirusi prek më të moshuarit, të sëmurët dhe deri tani është kapërcyer në mënyrë të plotë nga fëmijët dhe personat e shëndetshëm.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/apeli-i-kryeministrit-mos-harxhoni-leke-duke-blere-maska-koronavirusi-nuk-eshte-fundi-i-botes
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp