Koronavirusi/ Manastirliu raporton në parlament: Shqipëria asnjë person të prekur!

2020-03-04 0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament, duke folur për koronavirusin tha se Shqipëria nuk ka asnjë person të prekur nga ky virus.


Manastirliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për parandalimin e koronavirusit, duke nënvizuar se janë shtuar aksionet për të ndaluar situatën.

?Shqipëria ka marrë masa për kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit. Aktualisht Shqipëria nuk ka aktualisht asnjë rast të prekur nga koronavirusi i ri deri në momentet që flasim. Janë 31 të testuar, që kanë rezultuar negativ sa i takon prekjes nga koronavirusi i ri. Ne kemi përforcuar aksionet tona për të ndaluar situatën. Kemi forcuar të gjitha kapacitetet laboratorike për identifikimin e koronavirusit të ri. Janë përcaktuar gjithashtu udhëzuesit si të veprojmë ndaj këtij virusi. Masat që kemi ndërmarrë janë shumë të rëndësishme, pasi shtimi i masave të higjienës personale ndalojnë koronavirusin e ri. Kemi dyfishuar punonjësit në pikat kufitare?, tha Manastirliu.

?Janë marrë masat për të rritur sigurinë në shëndetësinë tonë. Kemi marrë masa edhe me medikamente. Janë marrë masa në Spitalin Efektiv, në Spitalin Shefqet Ndroqi etj për të përcaktuar rastet. Kemi shtuar kapacitetet e Emergjencës Kombëtare. Janë mbi 5000 telefonata në ditë për shkak të emergjencës. Për situatën do të vazhdojmë të mbajmë situatën nën kontroll. Dua t?ju them qytetarëve që të mos jenë në panik?, deklaroi ministrja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirusi#OgertaManastirliu#TopChannel

Free Traffic Exchange