Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të thjeshtëzojë procedurat për pranimin e punëtorëve të huaj që duan të punojnë në Shqipëri.
Gjatë fjalimit të tij në Parlament, Kryeministri foli për procesin e rindërtimit në vend pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Kreu i qeverisë theksoi se kompanive private do t?u mundësohet që të marrin punëtorë të huaj në ato sektorë ku kanë mungesë nga punonjësit vendas.
?Ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj, do t?i japim mundësi kompanive që të rekrutojnë punonjës të huaj për të ardhur për të punuar në Shqipëri në rast se kjo do të jetë e nevojshme si pasojë e vendeve të punës që nuk plotësohen me punonjës vendas. Në këtë sfidë ne kemi mundësinë që me avantazhin e krijuar me një procedurë të lehtësuar prej 7 ditësh, të kemi punonjës nga jashtë për të gjithë sektorët që vuajnë shumë për mungesë të krahut të punës si pasojë e refuzimit të shumëkujt për të punuar në sektorin privat në pritje të një pune në shtet?, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Në këtë aspekt, shefi i qeverisë foli edhe për punëtorët shqiptarë që do të përfshihen në procesin e rindërtimit pas tërmetit.
Ai tha se janë rekrutuar 300 nxënës nga shkollat profesionale për t?u përfshirë në këtë projekt dhe që do të punësohen në kompanitë private të ndërtimit.
Rama sqaroi se Qeveria e drejtuar prej tij do të ulet në bisedime me kompanitë dhe do t?i imponojë që për këta punëtorë të ketë një pagë mesatare dhe jo minimale.
?Kemi filluar të angazhojmë një grup për të angazhuar 300 nxënës të shkollave profesionale të viteve të 3-ta dhe të 4-ta të lidhur me fushën e ndërtimit dhe për t?ë filluar trajnimet e tyre në mënyrë që t?u japim mundësinë të përfshihen në punën për rindërtimin dhe njëkohësisht përmes kësaj pune të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë në kantieret e rindërtimit. Ashtu sikundër në ditët në vijim, ministri i Shtetit për Rindërtimin do të publikojë në faqen e dedikuar të informacionit dhe transparencës për rindërtimin, një thirrje të hapur për të gjithë ata që kanë një njohuri në të gjitha procet e ndërtimit dhe që duan punë. Sado absurde që duket, është fakt që një nga sfidat më të mëdha të këtij procesi është nevoja e madhe për punë, për punonjës. Ky proces do të hapi shumë vende pune dhe këto vende pune kërkojnë punonjës me një kualifikim të caktuar me të gjitha proceset e ndërtimit.
Qeveria do të imponojë kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë të barabartë me pagën mesatare që paguhet në Shqipëpëri e cila është 420 Euro. Do të pranojmë të ulemi vetëm në ato rasate kur do të jetë e arsyetuar ulja dhe nuk do pranojmë që kompanitë të paguajnë për punëtorët pagën e sotme minimale apo diçka mbi minimalen. Paga do të jetë e imponuar nga qeveria për kompanitë dhe do të jetë rreth pagës mesatare. Natyrisht me të gjitha sigurimet e nevojshme?.