Hajdari: Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve!

2020-03-04 0

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari nuk i kurseu sulmet për klasën politike shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit Hajdari u ndal tek greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej kohësh nuk marrin pagat e tyre.


?Isha javën e kaluar në Ballsh, për të folur me naftëtarët që ishin në grevë për një javë të tërë që luftuan për pagat e tyre. Ata ndan historitë e tyre, ku treguan se punonin aty prej 20 vitesh. Shohim disa njerëz që ankohen, kështu jemi mësuar. Kjo qeveri i ka bezdi njerëzit e varfër dhe nuk do t?i dëgjojë problemet e tyre. Kur dëgjon historitë e tyre që të rrëqethin mishin. Gramozi shkonte çdo ditë dhe helmohej duke punuar mes naftës, e bënte për familjen e tij. Nuk i është siguruar këtyre naftëtarëve paga prej shumë kohësh Dhe një histori tjetër më goditi në zemër. Më tha se ?kam djalin që studion në Tiranë dhe s?kam as 8 mijë leke të vjetra t?ja dërgoj?. Më tha; ?i kam kërkuar borxh që t?ja dërgojë fëmijës tim në Tiranë?. Por pse po ndodh kjo gjë në Ballsh. Problemi i naftëtarëve nuk është problem i vetëm një qyteti, por i një vendi.

Çfarë bën sot qeveria arrogante ? Ata kanë krijuar imunitetin, i shohin si njerëzit me histori normale dhe që ndodhin kudo. Por këto histori nuk janë historitë e kujtdo, por e vëllezërve tanë, e atyre zgjedhësve që ju kërkoni vota. Ju keni një qasje grabitqare, ndaj atyre njerëzve që janë bërë miliarderë. Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve. Si ka mundësi që sot këta njerëz jetojnë dhe luftojnë mbi naftë dhe nuk kanë lekë të ushqejnë fëmijët e tyre. Nuk kanë lekë të blejnë shpenzimet e familjes ë tyre.

Ne jemi një vend me pasuri natyrore. Sot i vjedhin shqiptarët. E di ça ka ndryshuar sot? Ju jeni bërë më të pasur sot. Edi Rama shkoi në Ballsh dhe tha se do ndryshoje gjendja, dhe sot ata janë keq e më keq. Historia e naftëtarëve është historia e njerëzve të thjeshtë, që luftojnë për djersën e ballit,. Që i ka ardhur në majë të hundës nga një klasë politike punëtorësh të thjeshtë. Sa herë shkojnë i takojnë gjoja i dëgjojnë. Janë ata që do ta mbajnë gjallë këtë popull. Të gjitha këto mëkate do ju zënë.?, tha Hajdari.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Parliament#RudinaHajdari#TopChannel