Rudina Hajdari ngre zërin në parlament: Unë kam qenë viktimë e dhunës

2020-03-04 0

?Unë kam qenë viktimë e dhunës. Po e them këtu sot, kur kam qenë e re kam qenë viktimë e dhunës?, kështu deklaroi në parlament deputetja Rudina Hajdari.


Hajdari në fund të fjalës së saj ndërsa po fliste për të drejtat e grave dhe po kujtonte ngjarjet e rënda të vrasjeve të grave, bëri deklaratën e fortë.

?Një gjyqtare u vra në mes të rrugës si një kafshë, ky Parlament nuk bëri asgjë, në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Kjo është një emergjencë kombëtare! Gratë sot nuk janë të mbrojtura, gra e vajza dhunohen çdo ditë. Më vjen keq që sot flas ende për gra e vajza që vriten çdo ditë në rrugët e Tiranës. Ju sot c?po bëni?

Reklamoni se roli i grave po rritet, ndërkohë që ato po vriten. A e kuptoni sot se ne jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti. Për mua është problem i thellë. Deklaroj para jush se edhe unë kam qënë pre dhe viktimë e dhunës. Nuk flas për dhunë psikologjike, jemi të gjithë viktima të këtij fenomeni edhe nëna ime kur jetonte në komunizëm edhe unë por fëmija im nuk duhet të jetë më viktimë e dhunës?,- ngriti ajo fort zërin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dhune#RudinaHajdari#TopChannel