Rreze Dielli 02 Mars 2020 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 2 - Spinaq me patate dhe vezë

2020-03-04 1

Spinaq me patate dhe vezë

Përbërësit:

2 qepë të vogla

3 thelpinj hudhra

3 patate

1 lugë gjelle pure domate

500 gr spinaq

Kripë dhe piper të zi

majdanoz

1 ½ lugë gjelle lëng limoni

4 vezë

vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë spinaqin dhe e presim atë. Qërojmë patatet dhe I presim në kubikë të vegjël me mbrinjë 0.5 cm. Qepët i grijmë shumë hollë, gjithashtu edhe hudhrat.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë derisa të ulë volumin.

Shtojmë hudhrat, patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate dhe spinaqin i përziejmë duke shtuar 1 lugë kafe ujë të valuar, kripë, piper të zi, majdanoz, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe I përziejmë mirë.

Vendosim kapakun për 2 -3 minuta.

Shtojmë vezët dhe i lëmë derisa të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Free Traffic Exchange