#rtvora #oranews
Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione kundër aktivitetit të këmbimit valutor në mënyrë të kundraligjshme. Operacioni është zhvilluar pranë Bankës së Shqipërisë, ku janë sekuestruar 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.
Ndërsa janë proceduar penalisht 7 persona për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare.
"Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M. Këta shtetas, në mënyrë të kundërligjshme, në zonën përballë Bankës së Shqipërisë, ushtronin veprimtari financiare të këmbimit valutor pa licencë", sqaron policia.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kembim-valutor-pa-licence-prane-bankes-se-shqiperise-sekuestrohen-leke-euro-dhe-dollare
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp