Policia e Vlorës ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës që e lidh me Fierin. Në fokus të kontrolleve janë personat problematikë apo të skeduar, që mund të kenë destinacion edhe protestën pasditen e sotme në Tiranë të thirrur nga presidenti Meta. Edhe në aksin Fushë Krujë- Durrës është ngritur një postbllok për elementët kriminalë që mund ti drejtohen tubimit.