http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe.Partneri i koalicionit nënvizon se Kosova duhet ti bindet Uashingtonit dhe ta heqë plotëesisht taksën.ISA MUSTAFAKRYETAR I LDK?Pas zgjedhjeve të vitit të kaluar të Komisionit Europian dhe sidomos pas angazhimit shumë aktiv të SHBA-ve me përfaqësuesin special të Presidentit Trump, ambasadorin Grenell, tarifa objektivisht mbetet vetëm si relikt, i cili po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqëndrueshme politike. Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Por, shumicës dërrmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës.?Kreu i Lidhjes Demokratike argumenton se heqja e taskës i shërben interesit të vendit dhe do të ishte vendimi i duhur për të shkuar më tej me integrimin euroatlantik.?LDK, deputetët e saj dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë dhe me besim e bindje të plotë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri ynë strategjik SHBA, por se jemi të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës. Në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, LDK mbetet e përkushtuar për aplikimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që Qeveria e akordon me SHBA-të dhe BE-në.?Ambasadori Richard Grenell i ka vlerësuar si gjysmake masat e kryeministri Kurti duke thënë se Uashingtoni nuk i mbështet dhe mbetet i qartë në qëndrimin se tarifat duhet të hiqen plotësisht.