#tvora #rtvoranews
Socialistët kanë zgjedhur Asamblenë e re Kombëtare, e cila në përbërje të saj do të ketë 135 anëtarë të zgjedhur me votë nga kongresi dhe një numër tjetër të madh anëtarësh që hyjnë për shkak të funksioneve që mbajnë në parti dhe qeverisje.
Pas numërimit të votave të delegatëve të kongresit, Partia Socialiste publikoi këtë të diel listën fituese të anëtarëve të rinj të asamblesë , e cila sjellë një ndërthurje të emrave krejtësisht të rinj dhe të panjohur me figura të njohura brenda radhëve të socialistëve përfshi edhe ato të përfolura për korrupsion.
Në listën e fituesve për qarkun e Durrësit bie në sy rizgjedhja në këtë forum të lartë drejtues e ish-kryetarit të Bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako, i akuzuar si i përfshirë në dosjen 399 për vjedhjen e votave. Gjithashtu pjesë e kësaj liste është edhe kreu i OSHE-së, Ardian Çela.
Lista e Durrësit:
ANA DHAMO
ANILA KAPEDANI
AURORA HYKA
AFRIM BAKAJ
ARDIAN CELA
VANGJUSH DAKO
Ndërkohë që lista fituese e Tiranës përbëhet kryesisht nga emra që mbajnë pozicione të rëndësishme në administratën e kryebashkiakut Veliaj, si dhe anëtarë të këshillit Bashkiak të Tiranës. Bien në sy emrat e ish drejtoreshës ARRSH-së, Sonila Qato, ish ? ambasadorit, Gent Gazheli si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ja-kush-jane-135-anetaret-e-rinj-te-asamblese-kombetare-te-partise-socialiste-emrat
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp