Partitë edhe në këto zgjedhje do të ofrojnë projekte të mëdha, sepse qytetarët nuk mbajnë mend shumë ajo që është premtuar. Analisti politik Krzhallovski për ALsat M komenton se në çdo zgjedhje shumë premtohet, e shumë pak realizohet. Anketa e fundit e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, tregon besim më të ulët historik në dy partitë më të mëdha, që sipas Krzhallovskit është rezultat i mosrealizimit të premtimeve.