Ora News - Rama sulmon Haradinajn dhe mbron Kurtin: Albini në rrugën e duhur, jo shërbëtor i Serbisë

2020-03-02 0

#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që sipas tij ka nisur baltosjen e Albin Kurtit.

Nëpërmjet një reagimi në twitter, Rama thotë se Albin Kurti nuk duhet të trembët nga këto sulme, pas heqjes së taksës. Ndërsa thekson se ai nuk është shërbëtor i Serbisë.

"Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës", shkruan Rama.

Sipas Ramës, predikimi se heqja e taksës i ka bërë dëm Kosovës është një idiotësi.

"Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s?i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!"

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-sulmon-haradinajn-dhe-mbron-kurtin-eshte-ne-rrugen-e-duhur-jo-sherbetor-i-serbise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp