Rama ironizon Meten per 2 Marsin

2020-03-02 2

Teksa Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një Besëlidhje të dytë me shqiptarët në tubimin e 2 Marsit, nga Kongresi i Partisë Socialiste Edi Rama nuk la pa thumbuar kreun e shtetit, pak metra larg zyrës së tij, i rrethuar nga të rinjtë socialistë.

?Nuk është debati Besëlidhja dhe Besëlikja që ka marrë vëmendje. Kush është me Besëlidhjen, kush është me Besëliken? Debat pa kuptim, humbje kohe, degradim i madh dhe goditje e shpresës se në këtë vend mund të jetohet normalisht dhe se ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizion sikur janë ata dhe pas tyre s?ka gjë tjetër.?

Ironinë e vijoi më tej duke sjellë në vëmendje akuzat e Presidentit Meta, i cili ditët e fundit ka folur për grusht shteti nga ana e mazhorancës në tentativën për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

?Mjafton të dëgjosh këtë që keni pas ju për të kuptuar se deri ku shkon liria për t?ia futur kot?.

Pasi i tërhoqi vërejtje strukturave të Partisë Socialiste për hapjen dhe ruajtjen e balancës gjinore për postet drejtuese, të njëjtën kritikë adresoi edhe ndaj forumit rinor, i cili përmbylli punimet e kongresit.

Kongresi pritet të zgjedhë 137 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare nga e cila do të dalë Kryesia e re e kësaj force politike.

Tv Klan

Free Traffic Exchange