Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Albin Kurtit për heqjen 100 % të taksës për produktet serbe, duke u shprehur se kjo është më e mira që mund të bënte për Kosovës dhe tregoi se është kryeministër i vendit. Ai ka sulmuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se me paturpësi ka nisur një fushatë baltosje ndaj Kurtit vetëm se hoqi taksën e pakuptimtë dhe në dëm të Kosovës, duke u shprehur se kurrë nuk ka dëgjuar idiotësi më të mëdha se predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. ?Albini mund të jetë gjithçka, po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë!? shkruan Rama duke sulmuar ashpër Haradinaj.
Etiketimi 'tradhtar' apo dhe mashtrues i Albin Kurtit nga Haradinaj pasi vendosi heqjen e taksës së tij, Rama e cilësoi një epitet që do të bëjë dallimin e madh mes udhëheqësit të paqes, që është Kurti me veprimet e tij për të mbrojtur integritetin e vendit, nga statujat e luftës, duke cilësuar Haradinaj, i cili pavarësisht se luftoi për lirinë e vendit, shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës.