Përplasja Rama-Haradinaj për taksën ndaj mallrave serbe - News, Lajme - Vizion Plus

2020-03-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritet që Beogradi të reflektojë e t?i japë fund fushatës kunder njohjeve te pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama mbron Albin Kurtin pas vendimit per te hequr pjeserisht taksen ndaj mallrave serbe, ndersa sulmon paraardhesin e tij Ramush Haradinaj. Ne nje postim ne twitter, Rama shkruan se Haradinaj ka nisur baltosjen e Albin Kurtit duke e quajtur pa te drejte sherbetor te Serbise.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISE?Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s?i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t?i duhet të përballet me etiketën e ?tradhtarit? po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.?Por nuk ka vonuar pergjigja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, po në rrjetet sociale. Ai e quan Ramen mbeshtetes te Serbise e Rusise duke e akuzuar se ka punuar per planet që do t?i fuqizonin dy vendet në rajon.RAMUSH HARADINAJISH-KRYEMINISTER I KOSOVES?I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.
Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.?Ndërkohë, shefi i i sekretariatit për media në lëvizjen Vetëvendosje, Arbër Zaimi, në një postim në rrjetin social facebook deklaroi se qeveria e re e Kosovës pret sjellje vëllazërore nga cdo kryeministër i Shqipërisë dhe se armiqësia me opozitën nuk është rruga e duhur.ARBER ZAIMISHEFI I SEKRETARIATIT PER MEDIA, LVV?Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar padrejtësisht dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të. Çfarë do të na ishte dashur e çfarë presim, jo nga personi, por nga çdo kryeministër i Shqipërisë, është bashkimi i qëndrimeve dhe strategjisë së Shqipërisë me Kosovën, sa i përket politikës ndërkombëtare. Nuk na duhet mbrojtje prej opozitës, na duhet qëndrim i përbashket ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës.?Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nga data 15 mars do të hiqen pjesërisht tarifat ndaj lëndëve të para që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.